Zmadhohet familja mbretërore, lind stër-mbesa e 12-të e mbretëreshës Elizabeth II

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Princesha britanike Beatrice, mbesa e Mbretëreshës Elizabeth ka lindur një vajzë, fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Edoardo Mapelli Mozzi, njoftoi Buckingham Palace të hënën.

Foshnja, e cila peshon 2.78 kilogram lindi në spitalin Chelsea dhe Westminster të Londrës, ditën e shtune.

Beatrice është e dhjeta në radhë për fronin dhe vajza më e madhe e Princit Andrew dhe Dukeshes se Jorkut Sarës. Ajo u martua me biznesmenin  Mapelli Mozzi në korrik te vitit 2020.

Në deklarate ishte shkruar se gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës janë informuar dhe janë të kënaqur me lajmin. Familja gjithashtu ka falënderuar të gjithë stafin e spitalit për kujdesin e jashtëzakonshëm.

Foshnja është e 12-ta nga stër-nipërit dhe stër-mbesat e mbretëreshës se Britanisë se madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER