Greqi teston shpërndarja e medikamenteve me dron në zonat e izoluara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në qytetin veri-perëndimor të Trikalës, në Greqi, kryen me sukses të martën testin e parë të fluturimit të një droni që do të përdoret për të shpërndarë medikamente në zonat e izoluara.

Testi u krye në kuadër të një projekti të financuar nga BE, që synon krijimin e mënyrave të reja të transportit, miqësore me mjedisin.

“Teknologjia mund t’u japë zgjidhje problemeve me të cilat përballemi. Sot ne transportuam medikamente në një farmaci të afërt, por nesër mund të kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme. E ardhmja është teknologjia”, tha Dimitris Papastergiou, kryetar i Bashkisë së Trikalës.

Avioni i telekomanduar u ul jashtë një farmacie dhe më pas në një fermë në një fshat rreth 3 kilometra larg Trikalës dhe me një popullsi prej 200 banorësh.

Programi i financuar nga BE, i quajtur “Harmonia”, synon zbulimin e metodave të transportit që emetojnë karbon të ulët.

Me një angazhim aktiv të farmacive, dronët do të përdoren për të transportuar ilaçe tek njerëzit që kanë vështirësi të lëvizin, nëpër fshatra apo shtëpi të izoluara.

Për autoritetet, projekti ka një rëndësi jetike gjatë kohës së pandemisë. Gjithashtu, Greqia është e mbushur me fshatra malorë që në dimër izolohen si pasojë e dëborës.

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER