Përballja në OKB, BE mbështet Parisin në tensionet me SHBA dhe Australinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kreu i diplomacisë franceze, Le Drian dënoi edhe një herë ndërprerjen e kontratës së nëndetëseve me Australinë.

Siç ka deklaruar prej ditësh, por këtë herë në tokën amerikane, ai e cilësoi një vendim “brutal”, “mungesë konsultimi” dhe një “shkelje të besimit midis aleatëve”.

Kjo është e ngjashme me “reflekset e një epoke që ne shpresonim se kishte mbaruar”, theksoi ministri francez duke iu referuar ish-presidnetit Trump.  Por, Franca merr mbështetjen e udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Ministrat e jashtëm të bllokut europian “kanë shprehur qartë solidaritetin e tyre me Francën”, tha nga Nju Jorku, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

“Gjatë diskutimeve, ministrat shprehën solidaritet të qartë me Francën dhe shfrytëzuan këtë moment për të bërë thirrje për bashkëpunim më të madh me Bashkimin Evropian në Indo-Paqësorin”, u shpreh Josep Borrell.

E intervistuar nga CNN, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se mënyra sesi ishte trajtuar Parisi ishte e papranueshme

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, denoncoi për një “mungesë besnikërie” nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe bëri thirrje për forcimin e “kapacitetit të BE -së për veprim” në arenën ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën kësaj rritje të solidaritetit evropian me Francën me një gjest surprizë.

Joe Biden premtoi të rihapë kufijtë amerikanë, të mbyllur për evropianët për më shumë se një vit për shkak të Covid-19.

I ndodhur përballë kërkesës për “sqarim” nga Parisi dhe Brukseli, Presidenti Biden ka kërkuar të bisedojë në telefon me homologun francez, Macron për të ulur tensionet e ditëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER