Gjermanët vendosin më 26 shtator, Merkel në krah të Laschet, SPD në avantazh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, kur pas 16 vitesh vendi do të ketë një kancelar të ri.

Sondazhet e fundit tregojnë për një avantazh të socialdemokratëve të SPD përballë konservatorëve të kancelares Merkel, por gara mbetet shumë e ngushtë.

Në orët e fundit të fushatës, Merkel qëndroi përkrah kandidatit të partisë së saj Armin Laschet.

“Unë ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të mbrojtur prosperitetin e Gjermanisë në vitet e ardhshme. Për të siguruar Gjermaninë. Dhe personi që mund ta bëjë këtë; i cili po bën fushatë dhe është i gatshëm për të luftuar me pasion është Armin Laschet dhe kjo është arsyeja pse të dielën duhet t’i jepni CDU-së të dyja votat”, u shpreh Merkel.

Fjalimi i Merkel u përshëndet me një përzierje duartrokitjesh dhe por edhe thirrje nga një grup protestuesish të krahut të djathtë që kundërshtojnë masat anti covid.

Kancelarja Merkel e cila është në pushtet që nga viti 2005, pas 26 shtatorit largohet nga qeverisja e vendit. Olaf Scholz kandidat i SPD është zgjedhja më e popullarizuar e votuesve gjermanë për ta pasuar atë si kancelar.

Sipas sondazheve parashikohet se SPD do të fitojë 206 vende në Bundestag, blloku CDU/CSU 185, të Gjelbrit 140, FDP dhe AfD 91 secila dhe të Majtën 49.

Një rezultat i tillë shton mundësinë e formimit të katër koalicioneve.

Koalicionet e mundshme në Gjermani

  • SPD me të Gjelbrit dhe FDP
  • Blloku CDU/CSU me të Gjelbrit dhe FDP
  • SPD me të Gjelbrit dhe të Majtën
  • SPD me konservatorët si partner i ri.

Të gjitha partitë kanë përjashtuar mundësinë për të punuar me AFD-në populiste, të së djathtës ekstreme.

Scholz dhe të Gjelbrit kanë qëndruar larg idesë për krijimin të një koalicioni me konservatorët, duke thënë se aleanca CDU/CSU duhej të rindërtohej në opozitë pas 16 vitesh të sundimit centrist, të drejtuar nga konsensusi i Merkelit.

Por,  gjithçka do të zbulohet më 26 shtator kur gjermanët u drejtohen kutive të votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER