Rajoni polak tërhiqet nga diskriminimi kundër LGBT pas humbjes së fondeve të BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një rajon në jug të Polonisë ka rrëzuar një rezolutë kundër komunitetit LGBT pasi rrezikonte të humbte fondet e Bashkimit Europian.

Asambleja rajonale e qytetit Swietokrzyskie votoi gjatë një seancë të jashtëzakonshme të mërkurën për të revokuar rezolutën, e cila e miratua për herë të parë në 2019 nga dhjetëra bashki në Poloni.

Kjo është hera e parë që një rajon polak distancohet nga deklarata se është “hapësirë pa LGBT”.

Qeveria polake i kishte kërkuar autoriteteve lokale që të tërhiqeshin nga rezoluta, përmbajtja e së cilës ishte thjesht simbolike në thelb, kundër komunitetit LGBT.

Anëtarët e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, e patën mbështetur rezolutën, ndërsa autoritetet lokale pretendonin se kishte për qëllim të mbronte familjet.

Por, apelimi i rezolutës nga partia në pushtet është një hap i madh mbrapa i qeverisë konservatore pasi BE kërcënoi se do të ndalonte miliona euro në formë fondesh për rajonet.

Liderët e BE e dënuan rezolutën si “diskriminuese”, ndërsa më herët gjatë vitit Parliamenti Europian shpalli të gjithë territorin e 27 vendeve anëtare si “zonë lirie” për komunitetin LGBT.

Aktivistët e LGBT kishin nxitur BE që të tregohej më e ashpër për t’i mbrojtur prej diskriminimeve dhe mirëpritën zhvillimet e fundit.

Aktivisti Bart Staszewski e cilësoi si një “ditë e madhe për Poloninë dhe një sukses i rëndësishëm për aktivistët dhe shoqërinë civile”.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER