Tym dhe hi toksik mbi La Palma, familja mbretërore në ishullin ‘e pushtuar’ nga vullkani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krerët e familjes mbretërore të Spanjës vizituan të enjten ishullin La Palma, për t’u takuar me personat e evakuuar për shkak të shpërthimit të vullkanit.

Mbreti Felipe dhe mbretëresha Letizia, të shoqëruar nga kryeministri Pedro Sanchez dhe ministri i Brendshëm Grande Marlaska, vizituan disa nga mijëra personat e zhvendosur, të strehuar në kazermat e lokalitetit El Fuerte.

Rreth 6 mijë nga 80 mijë banorët e ishullit janë evakuuar që prej së dielës, disa prej të cilëve u lejuan të ktheheshin për një kohë të shkurtër për të rikuperuar sendet personale.

Për të pestën ditë rresht, lava e vullkanit rrodhi në tatëpjetat e malit dhe përfshiu mbi 200 shtëpi, shkolla dhe plantacione frutash, edhe pse më ngadalë se në ditët e mëparshme.

Gjithashtu, re tymi u ngritën në qiell, ndërsa hiri toksik mbuloi zonën përreth vullkanit, që lëshoi llavë të shkrirë dhe gurë në ajër teksa çliroi renë e rëndë të tymit.

Ekspertët kanë deklaruar se gazrat e çliruara nga shpërthimi nuk janë të dëmshme për shëndetin, por u kanë bërë thirrje qytetarëve që të pastrojnë me kujdes ushqimin dhe rrobat, në mënyrë që të shmangin gëlltitjen e hirit.

Për shkak të erërave të forta, reja e tymit pritet të përhapet së shpejti në pjesën tjetër të arqipelagut të ishujve Kanarie, si dhe në gadishullin Iberik.

 

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER