Greta Thunberg drejton protestën për klimën në Berlin, manifestim edhe në Londër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mijëra aktivistë të klimës, mes të cilëve suedezja Greta Thunberg, protestuan të premten në Berlin, për t’u bërë presion kandidatëve në garë për të pasuar Angela Merkel në zgjedhjet e së dielës.

Manifestimi në fjalë shënoi rikthimin e angazhimit të rinisë për çështjen e klimës, që në vitin 2019 nxori në rrugë mbi 6 milionë persona, përpara se pandemia e COVID-19 të ndalonte grumbullimet në masë.

“Ka qenë një periudhë turbolente, që na ka kujtuar të gjithëve se sa të cenueshëm jemi. Por na ka kujtuar edhe se sa shpejt ndryshojnë gjërat dhe drejtimin e gabuar që mund të marrin ato. Në disa pjesë të botës kemi përjetuar trajtimin e një emergjence të vërtetë, një emergjencë që ndryshoi normat sociale. Por ndërsa gjithë kjo ndodhi, kriza e klimës nuk ndryshoi dhe ne nuk jemi zhdukur. Prania e CO2-shit në atmosferë nuk ka qenë kurrë më e lartë se në të paktën 3 milionë vjet”, tha Greta Thunberg, aktiviste për klimën.

Gjermania ka qenë prej kohësh në pararojë sa i takon aktivizimit për klimën, duke i dhënë jetë partisë së parë të Gjelbër që ka siguruar mbështetje kombëtare dhe që ka detyruar subjektet e tjera politike ta trajtojnë çështjen me seriozitet.

Pas debatit të fundit televiziv, sondazhet treguan se më shumë se gjysma e personave të moshës nga 18 në 34 vjeç mendonin se kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, do të fitonte zgjedhjet.

Ndërkohë, protesta të tjera sërish për çështjen e klimës u zhvilluan edhe në vende të tjera, si për shembull në Londër, ku të pranishëm ishin shumë studentë.

 

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER