Merkel nis të ambientohet me jetën e pensionit, fotografohet duke ushqyer zogjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja gjermane Angela Merkel po mban një profil të ulët përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Kështu, ditën e premte ajo kaloi disa momente relaksi duke ushqyer zogjtë në një park.

Fotot e realizuara tregojnë një zog australian shumëngjyrësh që ulet në kokën e saj dhe shumë të tjerë që qëndrojnë në krahët e saj, duke ngrënë ushqim nga disa gota plastike që kancelarja mbante në duar.

Merkel nuk do të kandidojë për një tjetër mandat, pasi i shërbeu vendit të saj për 16 vjet dhe mund të ketë filluar të shijojë jetën e pensionit.

Ajo ka qëndruar e distancuar nga fushata elektorale që do të zgjedhë pasuesin e saj, duke ia lënë skenën të preferuarit Armin Laschet, aktualisht kryeministër i landit Rehni Verior-Vestfalia dhe kryetar i konservatorëve të CDU-së.

Një sondazh i grupit “Forsa” i publikuar të premten tregoi se partia në fjalë merr 22 për qind të pëlqimeve, një pikë më poshtë se të dhënat e një dite më parë, ndërsa social-demokratët e SPD-së në 25 për qind.

Të Gjelbrit kanë marrë 17 për qind, 0.5 pikë më shumë se të enjten.

Në Hamburg ndërkohë, një agjenci punësimi që reklamonte shërbimet e saj me një poster të madh të Merkel dhe parullën “Faleminderit për 16 vjet punë”, zgjodhi t’i japë fund fushatës së saj.

Kështu, punëtorët hoqën billbordet nga një stacion metroje. Tashmë e ardhmja e Gjermanisë do të përcaktohet ditën e diel.

 

Etiketimet

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER