Kush është Annalena Baerbock, atletja ‘e gjelbër’ e trampolinës që shpreson kancelarinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock nuk ka hequr dorë nga shpresa për t’u bërë kancelarja e parë e Gjelbër e Gjermanisë dhe për ta shtyrë vendin në një “fillim të ri” pas 16 vitesh udhëheqje konservatore nën pushtetin e Angela Merkel.

Sipas sondazheve, partia Të Gjelbërit renditen të tretët pas SPD dhe CDU. Por shpresat janë të mëdha, pasi partia e saj me shumë mundësi do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

Pas akuzave për plagjiaturë dhe pasaktësi të CV-së, mbështetja për Baerbock ra me 12 pikë përqindje, por partia e saj e mbështeti në çdo moment.

Të Gjelbërit kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me balancimin e mesazhit të tyre mbi ekologjinë dhe me kujdesin për të siguruar që votuesit më të varfër të mos lihen jashtë pas zgjedhjeve të shtatorit.

40-vjeçarja e cila ka studiuar në Shkollën Ekonomike të Londrës është nënë e dy fëmijëve.

Shumë e panjohur kur u zgjodh bashkëkryetare e të Gjelbërve në 2018, Baerbock i mungon përvoja e qeverisë, por ajo i ka bërë përshtypje partisë së saj me punë të palodhur dhe ka ngritur lart profilin e saj.

Një ish-fituese e medaljes së bronzit kombëtare në trampoline, Baerbock lindi në një fshat pranë Hanoverit.

E respektuar brenda partisë së saj si një bashkë-udhëheqëse me mendje serioze dhe e aftë, kolegët thonë se ajo preferon të thellohet në detajet e politikave të vogla se sa të ketë një retorikë nxitëse. Përveç studimeve në ekonomi, Baerbock ka qenë këshilltare e një anëtari të Parlamentit Evropian. Ajo gjithashtu punoi si këshilltare në politikën e jashtme dhe të sigurisë për të Gjelbrit në dhomën e ulët të Bundestagut të parlamentit.

Më parë, ajo kishte studiuar shkenca politike dhe të drejtën publike në Hamburg. E zgjedhur në Bundestag në 2013, ajo fillimisht u përqendrua në politikën e klimës, çështjet ekonomike dhe energjinë. Më vonë u kthye në çështjet e varfërisë së fëmijëve. Baerbock jeton në Potsdam, afër Berlinit. Si një ligjvënëse që përfaqëson shtetin lindor të Brandenburgut, ajo është përfshirë në daljen e Gjermanisë nga industria e qymyrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER