Kush është Olaf Scholz, kandidati i SPD-së që premton një ekonomi digjitale e të gjelbër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati social-demokrat për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz shpreson t’i japë fund sundimit 16-vjeçar konservator, duke u mbështetur tek aftësitë dhe eksperienca e tij për të fituar zgjedhjet e 26 shtatorit.

Ish-kryetar i Bashkisë së Hamburgut dhe aktualisht ministër i Financave, Scholz kryeson në sondazhe dhe ka dalë fitues i debateve televizive me rivalët e tij Armin Laschet dhe Annalena Baerbock.

Me Laschet që është hedhur në sulm, Scholz ka hequr qafe të gjitha kritikat e bëra në adresë të tij sa i takon qëndrimit mbi luftimin e pastrimit të parave dhe nëse do të bënte aleancë me një parti të së majtës ekstreme.

Ndërsa nga njëra anë konservatorët po ndjejnë mungesën e fuqisë së Merkel, që nuk do të garojë për një mandat të pestë, Scholz është vetëpozicionuar si pasardhësi i natyrshëm i saj.

Scholz është akuzuar shpesh herë nga publiku se është një politikan i mërzitshëm, por, i pyetur nga revista e njohur “Brigitte”, ai u përgjigj:

“Së pari, edhe unë kam emocione dhe shumica e njerëzve e dinë se për çfarë flas. Së dyti, po kandidoj për kancelar dhe jo për të qenë arbitër cirku”.

Por kërkesa e publikut për ndryshim, e personifikuar tek 40-vjeçarja Annalena Baerbock dhe dyshimet mbi besueshmërinë e tij pas dy skandaleve financiare mund të bëjnë që Scholz, 63 vjeç, të mos bëhet udhëheqësi i ardhshëm i ekonomisë më të madhe të Evropës.

Si ministër i Financave, reagimi i Scholz ndaj pandemisë së COVID-19 u konsiderua “e shkëlqyer” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë tre viteve në këtë post, Scholz krijoi mundësi për balancimin e buxhetit të brendshëm dhe ndihmoi në krijimin e fondit të rikuperimit të BE-së, duke tejkaluar rezistencën e Merkel ndaj këtij plani, për shkak të nivelit të paprecedent të borxheve të disa vendeve anëtare.

Me Francën, Scholz udhëhoqi përpjekjet për aplikimin e një takse minimale për korporatat globale dhe rregulla të reja për gjigantët e teknologjisë.

Ai ka denoncuar disa herë aleancën CDU/CSU, me të cilat është partner në koalicion, si një fraksion politik shumë i afërt me grupet e biznesit, si ato të pasurive të patundshme.

Gjithashtu, duke u vetëpromovuar si një njeri i aksionit që jo vetëm i çon gjërat deri në fund, por edhe me prirje për një drejtësi sociale më të mirë se të Gjelbrit, Scholz shpreson të tërheqë votuesit që druhen se mos lihen pas gjatë kalimit tek një ekonomi më neutrale ndaj dyoksidit të karbonit.

Si kancelar, ai ka premtuar se do të rrisë pagën minimale, do të forcojë kontrollet për qiratë dhe do të mbështesë investimet publike për një infrastrukturë më të gjelbër dhe më digjitale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe...

BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit

Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët. Arben Taravari, njëherazi...

Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit. Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER