Për herë të parë që prej 1949, një kancelar gjerman nuk garon për t’u rizgjedhur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjedhjet e Bundestagut janë tashmë një zgjedhje historike, sepse për herë të parë që nga viti 1949 një kancelar në detyrë nuk kandidon për rizgjedhje.

Do të vazhdojë në të njëjtin drejtim apo do të ketë ndryshime? Kush do të qeverisë përfundimisht Gjermaninë do të vendoset pas disa javësh apo muajsh, pas negociatave të gjata për koalicion.

Zgjedhjet e 26 shtatorit në Gjermani cilësohen të rëndësishme, nisja e një epoke të re pa Angela Merkel, e cila udhëheq vendin prej 16 vitesh.

Zgjedhjet për Bundestagun e ri gjerman do të formëzojnë jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por edhe të të gjithë Evropës.

Nga ora 8:00 në qendrat e votimit u drejtuan qytetarë të shumtë të cilët kanë pritshmëri të ndryshme për të ardhmen e tyre.

“Personalisht, do të doja të shihja një politikë më të gjelbër, shpresoj se diçka do të ndodhë në këtë drejtim, besoj se kjo është veçanërisht e rëndësishme në qytetet e mëdha, jam e emocionuar, zgjedhjet janë super emocionuese”, shprehet një grua.

“Njerëzit duhet të marrin më shumë apartamente, të kenë strehim më të mirë. Ambiente që gjithashtu mund të paguhen. Gjithçka nuk duhet të bëhet më e shtrenjtë (…) Kjo është arsyeja pse ju shkoni për të votuar, për t’i pasur gjërat më mirë në 4 ose 5 vitet e ardhshme”, thotë një tjetër qytetar.

Gjatë votimit kandidatët për kancelarë i cilësuan zgjedhjet të rëndësishme dhe se çdo votë ka rëndësi.

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euroneës Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER