Koalicioni qeverisës në Gjermani, Laschet pretendon fitoren, të Gjelbrit gati për bisedime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri i kristian-demokratëve në Gjermani, Armin Laschet deklaroi të hënën se partia e tij është ende e pritur të formojë një koalicion me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, pavarësisht faktit se u mund lehtë nga social-demokratët në zgjedhjet e së dielës.

Duke folur në një konferencë shtypi, Laschet tha se CDU-ja do të zhvillojë bisedime me këto dy parti dhe shtoi se ajo ndodhet në fazën e formimit të një qeverie të qëndrueshme për Gjermaninë.

“Qytetarët që votuan për koalicionin CDU-CSU duan që ne të marrim përsipër përgjegjësinë dhe të qeverisim. Ne jemi të bindur se një qeveri e drejtuar nga Unioni ynë është më e mira për Gjermaninë dhe ne kemi përgjegjësi ndaj votuesve”, tha Armin Laschet, kryetar i CDU-së.

Nga ana tjetër, edhe social-demokratët e udhëhequr nga Olaf Scholz, që fituan me një diferencë të ngushtë, pretenduan mandatin për formimin e qeverisë dhe njoftuan negociata të shpejta me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.

Ndërsa të Gjelbrit, në komunikimin e fundit me mediat u shprehën të gatshëm për bisedime me partitë e tjera.

“Ne e kemi bërë të qartë se situata është ndryshe nga e kaluara, kur ishte vetëm një parti e fuqishme dhe një parti e re dhe e vogël. Këtë herë dy partitë e mëdha kanë pësuar humbje të rënda dhe duhet një stimul i ri që të krijohet qeveria. Ndaj është mirë që të gjitha partitë po flasin me njëra-tjetrën dhe nuk janë ende ne pritje. Personalisht do të marr pjesë në këto bisedime”, tha kryetarja e të Gjelbërve.

Marrëveshja për një koalicion të ri mund të kërkojë disa muaj kohë, por e sigurt është se tashmë dy partitë më të vogla, të Gjelbrit dhe liberalët e Demokratëve të Lirë janë protagonistë të padiskutueshëm.

 

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER