6 mësime për të qenë më të shëndetshëm nga Roma e Lashtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Njësoj si ne, romakët e lashtë kërkonin të arrinin një balancë të arsyeshme mes një jete të kënaqshme dhe një jete të shëndetshme.

Dr. Nick Summerton ndanë me ne 6 këshilla se si njerëzit kujdeseshin për shëndetin e tyre në Romën e Lashtë.

1 – Merr përgjegjësi

Romakët i përkushtonin një rëndësi të veçantë ruajtjes së trupit.

Mjeku romak i shekullit të 2, Galen theksonte se ishte përgjegjësia e kujtdo që të kujdesej për trupin e tij, duke shkruar se njerëzit duhet “ta merrnin përsipër përgjegjësinë për të ruajtur shëndetin” duke bërë një stil jetese të caktuar që përfshinte higjienën e mirë. Ai gjithashtu cekte rëndësinë e ajrit të pastër si dhe fjetjes së një sasie të mjaftueshme të gjumit, së bashku me një dietë të mirë-menduar, të ushtruarit dhe pirjes së ujit.

Galen ishte një nga ata burra që i kthente fjalët në vepra: “Pasi arrita moshën 28 vjeç, duke e bindur veten që higjiena është art, unë ndoqa parimet e këtij arti deri në fund të jetës time dhe nuk u sëmura kurrë me ndonjë sëmundje përveç gripit të rastit.”

2 – Hani shëndetshëm

Ushqimi dhe ajri i pastër ishin çelësi i shëndetit të mirë për romakët.

Shumë ngjashëm me ditët e sotme, një dietë e shëndetshme konsiderohej pjesë e një plani të balancuar për një shëndet të mirë. Dëshmi të gjetura kohët e fundit, të bazuara në elementet e ADN-së së marrë nga qytete të ndryshme romake na tregojnë rreth ushqimeve që konsumonin romakët e thjeshtë. Sipas standardeve moderne, dieta e popullit të Herkulaneum në kohën e shpërthimit të Vezuvit, ishte jashtëzakonisht e shëndetshme dhe e pasur me minerale, që përfshinte nivele të larta të ushqimit të detit dhe proteinave nga perimet.

Kopshtet private ishin gjithashtu shumë popullore në Romë dhe përveç kultivimit të bimëve dhe perimeve, ato luanin një rolë shumë më të gjerë në përmirësimin e mirëqenies. Në një letër, Plini i Riu përshkruan shëtitje përgjatë rrugicave të rrethuara me pemë në vilën e tij në Toskana. Ai gjithashtu komenton ajrin që të mbushte shpirtin dhe pamjet mbresëlënëse, puhizën e freskët dhe aromat e ëmbla.

3 – Zgjidheni doktorin tuaj me kujdes

Romakët merakoseshin të zgjidhini mjekun që e meritonte besimin e tyre.

Historiani romak Plini i Vjetri, i këshillonte bashkë-qytetarët e tij rreth të besuarit të profesionit të mjekësisë – sidomos Grekët: “Mjekët i marrin njohuritë e tyre prej rreziqeve tona, duke bërë eksperimente me koston e jetëve tona.”

Në atë kohë, nuk kishte diplomë apo licenca profesionale që të jepnin titullin ‘doktor’ ndaj është ende e paqartë se si fitohej kjo gradë në kohën e perandorisë romake.

Por disa nënshkrime të zbuluara në Vindolanda, në murin e jashtëm të një kalaje romake, sugjerojnë se gratë e familjeve ushtarake ndërmerrnin rolin e zgjidhjes së problemeve të përditshme të shëndetit, që përfshinte njohurinë për mjekimet e plagëve si dhe përzgjedhjen dhe grumbullimin e barnave dhe bimëve të ndryshme mjekësore.

4 – Kujdesuni për sytë tuaj

Problemet me sytë përfaqësonin një shqetësim të veçantë për Romakët.

Për ata, sytë ishin një pjesë trupi e privilegjuar dhe një pikë transiti mes shpirtit dhe botës së jashtme.

Higjiena e papërshtatshme dhe rrugët me pluhur ishin kontribuues kryesor i problemeve të syve tek shumë romakë. Në një raport ushtarak të zbuluar gjithashtu në Vindolanda, kategoritë e specifikuara për 31 ushtarë ishin 1- aegri (të sëmurë); volnerati (të plagosur); dhe lipientes (probleme me sytë).

Në librin e tij De Medicina, shkrimtari i shekullit të 1-rë, Celsus i dedikoi një kapitull të tërë kujdesit të syve që përfshinte një përshkrim shumë të qartë të operacionit të katarakteve.

5 – Kujdesuni për plagët tuaja

Norma e mbijetesës mes ushtarëve romakë pas një beteje ishte shumë më e lartë se kundërshtarët e tyre.

Të çarat dhe prerjet nga shpatat e gjata ishin plagosje mjaft të zakonshme në Romën e Lashtë. Armë të tjera të përdorura nga fiset vendase përfshinin: shtizat, thikat, akset, hobet e gurit dhe shigjetat. Pasojat për disa romakë fatkeq ishin frakturat e ndryshme, dëmtimet e kokës, syve si dhe penetrimet e zakonshme në abdominale apo kraharor.

Të gjitha këto preje apo gërvishtje kishin nevojë për pastrim, mjekim dhe fashim: disa prej tyre kërkonin edhe qepje. Në raste të caktuara, ishin të nevojshme transplantimi i fragmenteve të kockave, ndalimi i gjakosjes apo edhe shkëputja e pjesëzave nga shtizat.

6 – Fokusohuni tek mirëqenia e përgjithshme

Për romakët, shëndeti fizik ishte i lidhur ngushtësisht me atë mendor.

Kujdesi ndaj psikikës – apo edhe shpirtit – shihej si një pikë thelbësore ndaj kujdesit për trupin apo edhe elementëve të tjerë kryesorë të mbajtjes në formë të trupit si ajri i pastër, gjumi dhe dieta.

Shumë qytetarë romakë kërkonin të ndiqnin një filozofi jete dhe një qasje të popullarizuar nga perandori romak Markus Aurelius siç ishte Stoicizmi. Një nga qëllimet kryesore ishte zëvendësimi i emocioneve negative si hidhërimi, zemërimi dhe ankthi me emocione pozitive si gëzimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar...

‘Roller Coaster’ më i madh në botë inaugurohet në Dubai, ka vend për 1750 vizitorë

Dubai zyrtarisht inauguroi 'roller coster"-in më të madh në botë, 250 metra i lartë. “Roller coster” do të shërbejë që njerëzit të shohin gjithë Dubain nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER