Disa të vrarë pas një sulmi me hark e me shigjeta në Norvegji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa persona kanë humbur jetën e të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me hark e me shigjeta në Norvegji, sipas raportimeve paraprake nga policia vendase.

Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg, një bashki me rreth 28 mijë banorë, rreth 68 kilometra larg kryeqytetit, Oslo.

Drejtori policisë Øyvind Aas konfirmoi se autori i ngjarjes është arrestuar.

“Autori është kapur … nga hetimet që kemi deri tani, ky person ka vepruar vetëm”, deklaroi kreu i policisë për mediat vendase. “Disa persona janë plagosur dhe disa të tjerë kanë humbur jetën”.

Motivi i këtij sulmi është ende i paqartë, shtoi policia.

Autori raportohet se ka lëvizur nëpër disa pjesë të qytetit ndërsa autoritetet kanë rrethurar disa zona.

Më herët gjatë ditës, policia njoftoi qytetarët të qëndronin në shtëpi pas disa raportimeve për një person që ishte parë teksa qëllonte me hark e shigjeta në qendër të Kongsberg.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER