Evropa në panik, çmimet e energjisë në nivele rekord

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e energjisë shkaktuan alarm mes liderëve të BE-së dhe tronditën tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimin për një krizë karburantesh gjatë dimrit, që mund t’i shkojë për shtat Rusisë.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror u ngjitën me thuajse 600 për qind këtë vit nga shqetësimi se rezervat do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, çmimi preku rekordin e 12 viteve të fundit.

Të mërkurën, Komisioni Evropian publikoi një paketë masash për të frenuar trendin, që ka bllokuar prodhimin industrial dhe i ka lënë konsumatorët të përballen me fatura më të larta teksa dimri afron.

Nga ana tjetër, pasiguria nëse rritja e çmimeve do të sjellë rritje të inflacionit dhe ngritja e normave të interesit do të prekë barazinë e tregjeve globale ka përfshirë gjithashtu kontinentin e vjetër.

Situata ka bërë që energjia të jetë çështja kryesore e agjendës politike të BE-së. Blloku evropian, që importon 90 për qind të gazit, ka vënë në dukje se Rusia nuk kishte ndjekur rrugën e furnizuesit tjetër, Norvegjisë, e cila po shtuar furnizimet.

Por presidenti Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Rusia po intensifikon furnizimet me gaz në Evropë dhe është e gatshme të bashkëpunojë në stabilizimin e tregut. Ai i quajti marrëzi zërat se Moska po e përdor gazin si armë.

Por numri dy i kompanisë ruse të gazit, “Gazprom”, deklaroi nga ana tjetër se do t’i kushtojë prioritet furnizimit të tregut të brendshëm për shkak se pritet një dimër shumë i ftohtë dhe me dëborë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER