“Dialog për të ardhmen e BE-së”, Merkel: Të përcaktojmë së bashku shtegun që duhet të ndjekim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të intensifikojnë dialogun mes tyre për të përcaktuar shtegun që duhet të ndjekë unioni.

Kështu ka deklaruar të premten kancelarja gjermane Angela Merkel, sipas të cilës dialogu është e vetmja mënyrë se si mund të zgjidhen edhe çështje si ajo e sundimit të ligjit në Poloni.

“Kemi përpara çështjen e pavarësisë së drejtësisë dhe paralel me të çështjen se ku po shkon Bashkimi Evropian, çfarë duhet të jetë kompetencë evropiane dhe çfarë duhet të jetë kompetencë e vetë shteteve”, u shpreh Angela Merkel.

Duke qëndruar tek rasti i Polonisë, kancelarja në ikje e Gjermanisë ka nënvizuar se, unioni duhet të marrë parasysh faktin se identiteti kombëtar është një aspekt kyç në shoqërinë polake, e cila ka një mentalitet ndryshe nga shoqëritë e vendeve që përjetojnë demokracinë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në përfundim të samitit dyditor të liderëve të BE-së në Bruksel, Merkel ka folur edhe për rritjen e çmimeve të energjisë, duke theksuar se masat që do të marrin shtetet anëtare për lehtësimin e krizës nuk duhet të shkojnë në dëm të tranzicionit drejt energjisë së rinovueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER