Erdogan tërhiqet nga paralajmërimi për dëbimin e ambasadorëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se ambasadorët të cilët kishte paralajmëruar se do t’i dëbonte kishin bërë një hap pas dhe do të tregohen më të kujdesshëm në deklaratat e tyre.

Erdogan foli pas një takimi të kabinetit të tij, ku theksoi se ambasadorët, përfshirë atë amerikan, kishin deklaruar se do t’i bindeshin konventës diplomatike për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të një vendi pritës.

Erdogan deklaroi në fundjavë se kishte urdhëruar shpalljen “persona non grata” të ambasadorëve që kishin bërë thirrje për lirimin e Osman Kavala, një filantrop i burgosur nën akuzën e financimit të protestave dhe të një grushti të dështuar shteti.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mësuesja finlandeze u jep mësim online fëmijëve në kapmin ‘Al-Hol’

Ilona Taimela është personazhi kryesor i një historie që deri më tani është mbajtur sekret. Kjo mësuese nga Finlanda u ofron kurse mësimi në...

Lukashenko akuzon Lituaninë se ka hedhur trupa të pajetë në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi të hënën autoritetet lituaneze për hedhjen e trupave të pajetë të emigrantëve në kufirin mes dy vendeve. Lituania hodhi...

Presidenti Biden: Varianti i ri i COVID, shkak për shqetësim, jo për panik

Presidenti Joe Biden e quajti variantin e ri të COVID-19 shkak për shqetësim, por jo për panik, ndërsa sqaroi se nuk po konsideronte një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER