Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më tej bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës.

Gjigandi kinez i transportit COSCO këtë muaj rriti aksionet  në portin më të madh tregtar të Pireut me 16%, nga 51% në 67%.

Pireu është shndërruar në një qendër kryesore të kalimit për mallrat e destinuara për portet e Mesdheut dhe Detit të Zi .

Athina, duke u rikuperuar nga një krizë financiare dhjetëvjeçare, është e etur për më shumë investime nga Kina.

“Sot diskutuam për forcimin e lidhjeve tona ekonomike, perspektivat për investime të mëtejshme. Ne presim me padurim projekte të reja investimi në portin më të madh në Mesdhe, një nga më të mëdhenjtë në botë…e kemi thënë vazhdimisht se Greqia mund të jetë një portë nga Azia në Evropë”, u shpreh ministri i jashtëm grek Nikos Dendias.

Ministri i jashtëm kinez  u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili diskutoi gjithashtu rritjen e investimeve dhe forcimin e lidhjeve në sektorët ekonomikë dhe kulturorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER