Qindra emigrantë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin Bjellorusi-Poloni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre grupe të mëdha emigrantësh kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin Bjellorusi-Poloni, thanë autoritetet.

Roja Kufitare Polake raportoi se një grup prej 100 personash u përpoqën të hapnin me forcë kufirin pranë fshatit Dubicze Cerkiewne.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se një grup prej 40 emigrantësh thuhet se kanë tentuar dy herë me radhë të hyjnë ilegalisht në shtetin anëtar të BE-së pranë fshatit Mielnik.

Gjatë përplasjeve mes policisë dhe emigrantëve, u plagos në kokë një ushtar.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të hyjnë në Bashkimin Evropian nëpërmjet Bjellorusisë gjatë muajve të fundit.

Blloku ka akuzuar presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko për inkurajimin e qëllimshëm të migracionit të paligjshëm për të destabilizuar BE-në si hakmarrje ndaj sanksioneve.

Të martën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se BE-ja qëndron në solidaritet me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri jehonë von der Leyen gjatë një takimi të mërkurën me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Edhe pse numri i emigrantëve në kufirin polak është ulur, Varshava thotë se situata nuk ka ndryshuar.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER