Zgjidhet presidenti i ri i Interpol, Al-Raisi i akuzuar për torturë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ahmed Al-Raisi, një gjeneral i Emirateve të Bashkuara i akuzuar për torturë, zgjidhet president i Interpolit.

Gjenerali, inspektor i përgjithshëm në ministrinë e Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ishte tashmë një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Interpolit.

Al-Raisi akuzohet për torturat e të burgosurve politikë të profilit të lartë, duke përfshirë Ahmed Mansoor, një disident nga Emiratet dhe një tjetër, një akademik britanik që u akuzua për spiunazh në 2018 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Ndaj tij janë ngritur kallëzime penale në pesë vende, përfshirë Francën, ku ka selinë Interpol dhe në Turqi ku u zhvilluan zgjedhjet.

Kritikët kanë frikë se ai mund të përdorë Interpolin për të kapur disidentët e mërguar dhe kundërshtarët politikë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në vend që të gjurmojë kontrabandistët e drogës, trafikantët e qenieve njerëzore, të dyshuarit për krime lufte dhe ekstremistët.

Al-Raisi thotë se dëshiron të përdorë mandatin e tij katërvjeçar për të modernizuar Interpolin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Varianti Omicron mund t’i rezistojë vaksinave, paralajmëron drejtori i Moderna

Vaksinat ekzistuese për COVID-19 ka të ngjarë të jenë shumë më pak efektive kundër variantit Omicron të virusit sesa variantet e mëparshme, ka paralajmëruar...

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER