Protestë në Bullgari kundër certifikatave anti-COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Teksa infektimet me coronavirus prekën rekordin e ri prej 7 mijë rastesh, qeveria në Bullgari po përballet me kryengritje lidhur me certifikatat e posaçme.

Disa qindra protestues të mbledhur nga partia nacionaliste “Ringjallja” u përpoqën të mërkurën të hynin me forcë në godinën e Parlamentit.

Një javë më parë autoritetet bullgare vendosën se askush nuk mund të futej në godinën politike pa certifikatën anti-COVID.

Si reagim, lideri i partisë nacionaliste tha se do të mblidhte mijëra mbështetës për të prishur seancat.

Disa nga protestuesit mbërritën në kryeqytet nga zona të ndryshme të vendit me transport të organizuar.

“Ne nuk e duam certifikatën! Ajo nuk na mbron! Unë kam qenë me COVID dhe mendoj se nuk është aq i rrezikshëm. Vaksinat janë të dobishme, por këto leje jo. Unë vij nga qyteti Ruse, erdha me autobus dhe nuk pagova asgjë, pasi ishte i paguar”, thotë një qytetar.

Lideri i nacionalistëve, Kostadin Kostadinov dhe anëtarë të partisë së tij i kanë cilësuar vaksinat “lëngje eksperimentale”. Megjithatë, llogaritet se një e treta e tyre zotëron një certifikatë anti-COVID dhe se janë vaksinuar.

Vetë Kostadinov qëndroi në karantinë pasi kishte qenë në kontakt me kryetarin e Parlamentit, që kishte rezultuar pozitiv.

Ai nuk ishte në protestë, por kjo nuk pengoi mbështetësit që t’i përgjigjeshin thirrjes së tij.

Persona të shumtë, përfshirë oficerë policie, mbetën të plagosur; ndërsa mes të arrestuarve rezulton edhe një person i armatosur.

Bullgaria është përfshirë nga protestat e nacionalistëve që kundërshtojnë pajisjen me certifikatën anti-COVID. Disa qindra manifestues morën pjesë në tentativën për të bastisur Parlamentin, pas thirrjes së liderit të radikalëve.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...


TË FUNDIT

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...

44 gradë Celsius në disa zona të gadishullit Iberik

Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se...

Përditësimi i fundit i pjesëmarrjes në zgjedhjet e kryetarit të PD-së

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi nga qendra e votimit të ngritur në Partinë Demokratike ku prej orës 8:00 vijon normalisht votimi. Gjatë dy...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER