PE kundër ligjit danez, ministri: Azilkërkuesit jashtë kontrollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Ndesh me vlerat evropiane. Me këto fjalë disa euro-deputetë përshkruan ligjin për emigracionin të miratuar nga qeveria social-demokrate daneze.

Ligji planifikon t’i dërgojë azilkërkuesit në vende partnere jashtë BE-së, ndërsa kërkesa e tyre shqyrtohet. Por ai nuk ka nisur së zbatuari pasi Danimarka s’ka gjetur ende një partner.

Gjatë vizitës në Parlamentin Evropian, ministri danez për Emigracionin, me prejardhje afrikane, tha se vendi nuk mund t’i përballojë problemet e shumta të lidhura me fenomenin.

“Është me rëndësi për ne të ruajmë kohezionin social në shoqërinë tonë dhe sepse duhet të sigurohemi që emigracioni të jetë nën kontroll. Ne jemi në favor të tij dhe po firmosim leje qëndrimi për mijëra njerëz çdo vit, që vijnë në Danimarkë për të punuar, studiuar apo për t’u bashkuar me familjen. Nuk kemi problem me këtë lloj emigracioni, por sistemi i azilkërkuesve s’funksionon”, tha Mattias Tesfaye, ministër për Emigracionin, Danimarkë.

Për euro-deputetët, kjo për Danimarkën mund të jetë një shmangie nga përgjegjësia për njerëzit që ikin nga luftërat.

“Aktualisht Danimarka po merr vetëm një përqindje të ulët refugjatësh. Ministri tha se dëshiron të përforcojë solidaritetin, por në praktikë ajo që po bën është shmangia nga çdo përgjegjësi”, u shpreh Tienke Strik, euro-deputete holandeze.

Në të njëjtën kohë, Danimarka po u heq lejet e qëndrimit sirianëve, me argumentin se Siria është vend i sigurt.

“Realiteti është se këta njerëz nuk do të kthehen, sepse nuk ndihen të sigurt në Siri, pasi ky vend s’është i sigurt. Ata do të mbeten në qendrat e Danimarkës me vite, ose do të arratisën në vende të tjera ku mund t’u jepet azil”, tha Karen Melchior, euro-deputete daneze.

Propozimi është mbështetur vetëm nga e djathta ekstreme, ndërsa PPE u shpreh në dyshim. E majta ndërkohë e refuzoi.

“Ajo që po përpiqen të bëjnë në Danimarkë është pa argumente dhe ndërhyrja e ministrit danez këtu tregoi se ligji është i pabazë”, tha Malin Bjork, euro-deputete e së majtës.

Edhe UNHCR dhe Komisioni Evropian janë shprehur kundër ligjit danez.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...


TË FUNDIT

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

2-vjeçari porosit 31 hamburgera nga telefoni i të ëmës

Një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi e la telefonin e saj hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi...

44 gradë Celsius në disa zona të gadishullit Iberik

Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se...

Përditësimi i fundit i pjesëmarrjes në zgjedhjet e kryetarit të PD-së

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi nga qendra e votimit të ngritur në Partinë Demokratike ku prej orës 8:00 vijon normalisht votimi. Gjatë dy...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER