Politikanë italianë dhe jo vetëm u bashkuan të premten për t’i bërë homazhet e tyre kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili ndërroi jetë në fillim të javës.
Të ndjerit iu rezervua një nderim ushtarak, me performimin e bandës së karabinierëve dhe praninë e trupave policore, me uniformë.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, kryeministri Mario Draghi, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ishin mes autoriteteve kryesore që morën pjesë në homazhe.
Në një fjalim emocional të mbajtur në kujtim të humanizmit të të atit, e bija e presidentit Sassoli, Livia, u kujtoi të pranishëmve në kishën Shën Mëria e Ëngjëjve në Romë se si babai i saj donte një Evropë më të barabartë dhe më të drejtë.
Sassoli kaloi disa javë në spital në shtator për shkak të një pneumonie dhe u rikthye nën kujdesin e bluzave të bardha në dhjetor, pas një komplikacioni në sistemin imunitar.
Ai ishte president i Parlamentit me 705 vende që prej korrikut 2019 dhe mandati i tij në këtë detyrë, kryesisht ceremoniale, do të skadonte në fund të janarit.