Udhëheqësi i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer përsërit thirrjet e tij duke kërkuar që kryeministri Boris Johnson të dorëhiqet pas skandalit se zyrtarë qeveritarë kanë organizuar festa në kohën kur vendi ishte në izolim për shkak të COVID.
Duke folur në një konferencë për mediat në Londër, Starmer hodhi poshtë deklaratat që Johnson kishte dhënë në lidhje me njohuritë për festat dhe theksoi se veprimet e tij kanë minuar besimin në qeveri.
“Ne jemi në një situatë kur ju keni një kryeministër që ka humbur autoritetin moral për të udhëhequr. Ne nuk jemi jashtë pandemisë dhe me këtë kryeministër qeveria e ka humbur autoritetin për të drejtuar”, u shpreh ai.
Zyra e Johnson i kërkoi falje familjes mbretërore për zhvillimin e festave të stafit në Downing Street, një ngjarje që rrezikon rrëzimin e kryeministrit Boris Johnson.
Deri më tani asnjë nga evenetet supozuara nuk është mohuar nga zyra e Johnson.
Në fillim të kësaj jave, Johnson kërkoi falje që shkoi në një festë në kopshtin e Downing Street në maj 2020, kur Mbretëria e Bashkuar ishte nën izolim të rreptë dhe njerëzit u ndaluan me ligj të grumbulloheshin.
LEXONI GJITHASHTU: