‘Karroca e Artë’ e familjes mbretërore holandeze, racizëm apo trashëgimi?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej disa kohësh “Karroca e Artë” e familjes mbretërore holandeze është kthyer në një mollë sherri.

Tradicionalisht, xhevahiri mbretëror përdorej në evenimente të rëndësishme, dasma dhe parada.

Por për shumë të tjerë, cilësohet  një simbol i racizmit dhe shtypjes për shkak të ilustrimit në panelin e tij anësor: Një grua e bardhë në një fron, me njerëz me ngjyrë gjysmë të zhveshur të gjunjëzuar në këmbët e saj, duke i ofruar dhuratat.

Mbreti aktual Willem-Alexander, në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike – nuk dëshiron ta përdorë karrocën në të ardhmen.

“Historia jonë përmban shumë gjëra për të cilat duhet të jemi krenarë. Në të njëjtën kohë, ajo ofron materiale mësimore për të pranuar gabimet dhe për t’i shmangur ato në të ardhmen. Ne nuk mund ta rishkruajmë të kaluarën. Mund të përpiqemi të pajtohemi me të. Karroca e Artë do të jetë në gjendje të funksionojë vetëm kur Holanda të jetë gati për të”, thotë mbreti Willem-Alexander.

Karroca e diskutueshme ishte fillimisht një dhuratë nga banorët  e Amsterdamit për Mbretëreshën Ëilhelmina në 1898.

Tradicionalisht, çifti mbretëror e çon atë në hapjen e vitit parlamentar në shtator. Kështu ka qenë edhe herën e fundit në vitin 2015, pas së cilës karroca e artë është restauruar me një kosto prej rreth 1.2 milionë euro.

Që nga vera e kaluar, ajo është ekspozuar në Muzeun e Historisë Urbane të Amsterdamit.

Ekspozita  nxjerr në pah të gjitha aspektet e karrocës – përveç historisë dhe prodhimit të saj,  del në pah edhe diskutimi rreth simbolizmit të saj kolonial. Ekspozita përfundon në shkurt. Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet më pas me karrocën.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

TË FUNDIT

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER