Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian.
Partitë italiane të qendrës së djathtë kanë konfirmuar se duan që Berlusconi të jetë kandidati i tyre për presidentin e ardhshëm të Italisë dhe do të kërkojnë mbështetje në parlament.
Analistët e shohin me skepticizëm vendimin e ish-kryeministrit për të rihyrë në skenën politike, nisur edhe nga e kaluara e tij dhe problemet me drejtësinë.
“Ai në thelb kërkon një lloj hakmarrjeje, ai dëshiron që Italia të pranojë rëndësinë dhe rolin e tij në historinë e vendit”, thotë Giovanni Orsina, profesori i historisë në universitetin ‘Luiss’.
Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë të Italisë, e cila ka përjashtuar kategorikisht mbështetjen për Berlusconin si president, tha se ishte “e zhgënjyer dhe e shqetësuar” nga vendimi.
Në rrugët e Romës ka reagime të ndryshme se si Berlusconi do të shihej si presidenti i ardhshëm.
“Nëse ai do të fitonte unë do të ndryshoja shtetësinë time, do të bëhesha shtetas maroken, do të bëhesha afrikan”, thotë një pensionist.
Berlusconi ka bërë fushatë të palodhur në prapaskenë për të bindur ligjvënësit të votojnë për të dhe ka mobilizuar perandorinë e tij mediatike.
Ne politike cdo gje e pamundur mund te behet e mundur e verteta qendron se edhe vete Berluskoni ka shume rezerva per vete faktin se edhe gjate ketyre diteve qe diskutohet per nje mundesi e tij ne presidente brenda ketij muaji ai ka dy procese nje ne Milano per ceshtjen Rubi ter dhe ne fund te muajit nje tjeter proces ne Firence per korrupsin. Pra kanditatura e tij bie ndesh me kushtetuten e republikes se Italise.