Pabarazitë në vaksinim, shkak për zgjatjen e pandemisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pabarazitë e mëdha në normat e vaksinimit janë një shqetësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ku ekspertët pretendojnë se më e keqja e pandemisë mund të përfundonte këtë vit nëse nuk do të ishin këto pabarazi.

“Ne nuk do t’i japim fund virusit këtë vit. Mund të mos i japim fund kurrë virusit. Këto viruse pandemike përfundojnë duke u bërë pjesë e ekosistemit. Ajo që mund t’i japim fund është urgjenca e shëndetit publik”, u shpreh Michael Ryan, drejtor ekzekutiv në OBSH.

Varianti omicron duket se ende nuk po largohet nga Evropa.

Franca regjistroi pothuajse gjysmë milioni raste të reja ditore të martën, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vdekjet nga koronavirusi në spital u rritën me 288.

Në reagim ndaj rritjeve të infeksioneve të reja në Rusi, autoritetet kanë reduktuar periudhën e izolimit të kërkuar për personat e infektuar me COVID-19 nga 14 në 7 ditë.

Në Rumani, numri i rasteve të reja është dyfishuar në 24 orët e fundit ndërsa vendi po përballet me valën e pestë të pandemisë. Është shteti i dytë më pak i vaksinuar në Bashkimin Evropian, me rreth 40 për qind të popullsisë të injektuar plotësisht.

Ndërsa Evropa po nxit gjithnjë e më shumë për pasaportat e vaksinimit, Danimarka ka prezantuar një masë të re që lejon kompanitë të pushojnë nga puna punonjësit nëse refuzojnë të tregojnë një leje shëndetësore që vërteton se janë vaksinuar ose rezultojnë  negativë ndaj COVID-19.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

TË FUNDIT

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER