Deputetët kërkojnë dorëheqjen e Boris Johnson

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Boris Johnson po lufton për postin e tij si kryeministër i Britanisë, pasi mori pjesë në festa duke thyer rregullat anti-COVID të vendosura nga qeveria që ai drejton.

Johnson akuzohet se ka mashtruar publikun dhe parlamentin në lidhje me festat me alkool që u zhvilluan në 10 Downing Street, në Londër.

Jo vetëm opozita, por edhe anëtarë të partisë së tij Konservatore po i kërkojnë që të japë dorëheqjen.

Kritika ka pasur edhe nga ish-këshilltari kryesor i tij, Dominic Cummings, i cili tha se kryeministri ishte paralajmëruar për festën në Downing Street, përpara ngjarjes.

Konservatorët tani po rikonsiderojnë vlerat e njeriut që i ndihmoi të fitonin votën e Brexit, dhe mori një shumicë votash në zgjedhjet e fundit.

A është kjo hera e parë që Johnson shkel rregullat anti-COVID?

Në pranverën e vitit 2020, gjatë karantinës prej COVID në Angli, Johnson mori pjesë në një festë “BYOB” (“sillni pijen tuaj”) në kopshtin e Downing Street.

Në atë kohë, qytetarët në Britani e kishin të ndaluar të dilnin nga shtëpia për shkak të kufizimeve, përveçse për të bërë pazarin, apo për stërvitje.

Ligji ndalonte mbledhjet me më shumë se dy persona në vende publike, përveç rasteve kur ishin anëtarë të së njëjtës familje, apo ishin mbledhur për arsye pune.

Rreth 30 persona mësohet se kanë marrë pjesë në festën e fundit në Downing Street. Megjithatë, avokatët theksojnë se vendi nuk është një hapësirë ​​publike.

Disa mbledhje të tjera janë raportuar në fund të 2020 dhe në prill të 2021 në Downing Street, ku në dy prej festave ka marrë pjesë stafi i Johnson. Njëra nga festat u mbajt natën përpara funeralit të Princit Philip, në një kohë kur ndalohej grumbullimi i njerëzve në ambiente të mbyllura.

Johnson nuk mori pjesë në këto festa, dhe më vonë, zyra e tij i kërkoi falje mbretëreshës, sipas BBC.

Çfarë po hetohet?

Nëpunësja e lartë civile Sue Grey po zhvillon një hetim për natyrën e përgjithshme të grumbullimeve në Downing Street, dhe nëse duhet të merret ndonjë “masë disiplinore individuale”. Nën hetim janë edhe zyrtarë të lartë, përfshi kryeministrin.

Johnson u ka bërë thirrje deputetëve që të presin rezultatin e hetimit të Grey, përpara se të gjykojnë sjelljen e tij. Rezultatet e hetimit të Grey pritet të dalin javën e ardhshme.

A mund të pushohet kryeministri pa zgjedhje?

Ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe nuk e zgjedh drejtpërdrejt kryeministrin e saj, kështu që, si lider i Partisë Konservatore në pushtet, Johnson varet nga mbështetja e deputetëve të tij.

Deputetët konservatorë që vënë në pikëpyetje aftësinë e Johnson për të udhëhequr vendin mund të paraqesin letra mosbesimi ndaj tij.

Nëse 54 deputetë brenda partisë së vetë kryeministrit dorëzojnë letra mosbesimi ndaj tij, kjo do të çonte në votëbesim, i cili nga ana tjetër do të shkaktonte një garë lidershipi nëse kryeministri humbet votat.

Vetëm një pjesë e vogël e deputetëve konservatorë kanë deklaruar publikisht mosbesimin ndaj kryeministrit, por të tjerët besohet se po konsiderojnë dërgimin e letrave privatisht, sipas BBC.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here



Etiketimet

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...

SHBA konfirmon nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë shtete

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të enjten se kishte identifikuar nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë...

TË FUNDIT

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...

SHBA konfirmon nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë shtete

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të enjten se kishte identifikuar nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë...

Lukashenko urdhëron formimin e komandës së re ushtarake në kufi me Ukrainën

Lideri bjellorus Alexander Lukashenko ka urdhëruar të enjten formimin e një komande të re ushtarake në kufirin jugor të vendit me Ukrainën, raporton Reuters. “Është...

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhamia, kisha apo teqeja. Pjesa më e madhe...