Array

Risi | Potenciali i My Bussiness SMS, komunikim direkt me klientët, i menjëhershëm dhe me kosto minimale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë shumë ndryshime në mënyrën se si kompanitë ndërveprojnë me klientët e tyre, duke kaluar nga komunikimi masiv nëpërmjet ekraneve televizive në komunikim të drejtpërdrejtë e të personalizuar.

Posta elektronike, tashmë përdoret rëndom si mjet komunikimi dhe reklamimi nga bizneset.

Por kjo rezulton të mos jetë gjithmonë e efektshme, veçanërisht në rastet e komunikimeve të shpejta dhe mesazheve të shkurta. Jo të gjithë kanë e-mail, jo të gjithë e hapin atë rregullisht, dhe shpesh ato përfundojnë në “spam”. Përveç kësaj ndodh që në e-mail vijnë edhe mesazhe jo të sigurta.

Megjithatë, ka një alternativë më të mirë për këtë shërbim, dhe ne në Risi do ta shqyrtojmë këtë duke përcjellë përvojat e tre sipërmarrjeve të mëdha shqiptare, të cilat kanë përqafuar zhvillimin e teknologjisë së komunikimit në aktivitetin e suksesshëm të tyre.

Për të mundësuar ndërlidhje direkte, më të shpejtë dhe me kosto të ulët me klientët dhe punonjësit e një sipërmarrjeje, Vodafone ka mundësuar zgjidhjen “My Business SMS”. Një shërbim ky që mundëson dërgimin e SMS-ve në masë, shpejt dhe pa shumë shpenzime. Përmes kësaj platforme sipërmarrësit kryejnë fushata direkte marketingu, njoftime të rëndësishme apo dhe komunikime me stafin, të cilat mund të jenë të personalizuara dhe të ndryshme për secilin. E gjitha kjo me një efektshmëri tejet të lartë, të pakrahasueshme me mënyrat e tjera të komunikimit.

Sipas statistikave, rreth 98% e SMS-ve që dërgohen lexohen, dhe 90% e tyre hapen brenda tre sekondave të para të mbërritjes.

Shërbimi i kapërcen kufijtë. Duke operuar në mbi 20 vende të botës e duke bashkëpunuar me më shumë se 40 operatorë të tjerë, Vodafone garanton një platforme të sigurt dhe të thjeshtë në përdorim.

Në këtë episod të Risisë do të njihemi me zgjidhjen inteligjente të “My Business SMS”, që kanë bërë tre sipërmarrje të mëdha shqiptare, të cilat kanë së paku dhjetë vite aktivitet, staf prej qindra punonjësish dhe klientelë të jashtëzakonshme. Dy janë emra të njohur në fushën e tregtisë, si Megatek dhe Big Market, ndërsa tjetra është shoqëria e sigurimeve Intersig. Por përpara se të njihemi me përvojat e tyre le të mësojmë diçka më shumë se si funksionon ky shërbim.

Shërbimi i “My Business SMS” ofrohet nga Vodafone përmes një platforme online në web, e cila mund të integrohet lehtësisht në sistemet ekzistuese të bizneseve ku ruajnë të dhënat e klientëve të tyre apo thjesht duke ngarkuar një listë me kontakte.

Në faqen kryesore platforma mund të tregojë fushatat e planifikuara, apo ato të ndërmarra, si dhe gjendjen e SMS-ve të dërguara në formë tabelare.

Çdo fushatë marketingu, apo komunikimi me stafin, mund të kryhet në tre hapa të thjeshtë.

Fillimisht përcaktohet data dhe kohëzgjatja e fushatës, përzgjidhen marrësit e SMS-ve dhe më pas përmbajtja e tyre. Marrësit e SMS-ve mund të listohen thjeshtë përmes një liste të krijuar në Excel, ndërsa përmbajtja e SMS-ve mund të krijohet po kaq thjeshtë me Template që mund të ruhen dhe ripërdoren disa herë. Plus kësaj mund të personalizohen sipas emrave të listës së kontakteve.

Për çdo fushatë platforma në fund të jep mundësinë e rishikimit përpara se ajo të niset, çka minimizon mundësitë për gabime. Tjetër e veçantë e platformës janë të dhënat statistikore të fushatës, të dhëna që mund edhe të shkarkohen në dokument të thjeshtë Excel.

 

Lexoni gjithashtu:

Zhvillimet teknologjike të aplikuara tek bizneset | Risi

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER