Array

Slogani i Vetëvendosjes, Haxhiu: Totalitarizëm dhe linçim, t’ia japim këtij njeriu krejt për ta parë sa i padrejtë është

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan gjatë emisionit të sotëm ‘Shock’ në Euronews Albania lidhur me sloganin ‘Krejt dhe drejt’ me të cilin Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Sipas analistit Baton Haxhiu, ky slogan ka brenda frymën totalitariste dhe dëshirën për të marrë të gjitha pushtetet, por edhe linçimin përmes përpjekjes për të eliminuar kujtesën 20-vjeçare e për t’u zhvendosur vetëm tek këto dy fjalë, krejt e drejt.

“Vetëvendosja ka krijuar një frymë për fjalën ‘krejt’, në pikëpamjen e parë është inteligjente pasi i provoi të gjitha rrugët për t’i pasur krejt dhe i dështuan. Fjala krejt brenda saj është totalitariste. Kur themi krejt, vjen pasoja fjala tjetër ‘drejt’.

Nëse fjala krejt përfshin idenë totalitare, fjala ‘drejt’ ka brenda frikën, diskursin e pushtetit moral, që është më i rëndë se ka pastruar idenë e fajësisë së mëparshme, dukje dashur të eliminojë gjithçka, krejt kujtesa 20-vjeçare të jetë zhvendosur tek këto fjalë.

Dhe drejt është fjala e dytë, që do të thotë nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimin, në këtë rast linçimi është i gatshëm”, u shpreh analisti.

Teksa theksoi se pushteti ka nevojë të ketë ekuilibër sipas z. Haxhiu kur i do të gjitha fjala drejt nuk ka kuptim.

“Unë jam për t’ia dhënë këtij njeriu krejt për ta parë sa i padrejtë është”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për analistin Andi Bushati, nisur nga fakti se deri më sot politika në Kosovë ka funksionuar ‘krejt dhe shtrembër’, në këtë rast ky slogan nuk ka asgjë të keqe.

Sipas tij, më keq se ç’kishte nuk mund të ketë, ndaj ndryshimi është i domosdoshëm për t’i dhënë një shembull edhe rajonit, ku shumë vende po kthehen në diktatoriale.

“Unë që kam qenë kundër Ramës 4 vjet më parë që thoshte m’i kaloni mua të gjitha pushtetet, më frikëson fakti që dikush do gjithçka se unë do ta bëj drejt. Problemi është krejt dhe drejt është një vullnet për t’ju mbivendosur të tjerëve apo lëvizje e domosdoshme për ata që kanë udhëhequr me sloganin krejt dhe shtrembër.

Kjo është mënyra si kanë ngritur sistemin gjyqësor, si ndanin vendet e punës dhe tenderët, duke ndërruar postet. E kishin krejt por drejtonin shtrembër.

A është garanci që do bëhet drejt? Nuk ka më keq se ç’kishte”, tha Bushati.

Ndiqni emisionin e plotë:

 


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER