Array

Mbi 46% e shqiptarëve nuk besojnë tek vaksina kundër COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria ende nuk ka marrë një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër COVID-19, por rreth 46% e qytetarëve të pyetur në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB, thonë se nuk do ta bënin një vaksinë të tillë.

Prej të pyeturve, 32.5% thonë se do të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, kurse 19.9% thonë se do të prisnin disa muaj për të parë nëse ajo ka efekte anësore dhe më pas do të merrnin injektimin.

Ndërkohë, 9.1% e qytetarëve thonë se me shumë gjasa nuk do ta bëjnë vaksinën dhe 37.3% thonë se përfundimit nuk do ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19.

Ndonëse për çështjen e vaksinës qytetarët janë të ndarë, shumica beson se pandemia do të zgjasë të paktën dhe 1 vit.

Vetëm 6.6% e qytetarëve të pyetur besojnë se pandemia do të marrë fund në 3 muajt e ardhshëm, ndërsa 20.6% besojnë se pandemisë do t’i vijë fundi brenda 6 muajve.

Shumica e të pyeturve, 36% thonë se e presin fundin e pandemisë në 12 muajt e ardhshëm ndërsa 21.95 presin që një gjë e tillë të ndodhur në 2 apo tre vitet e ardhshme dhe 10.6% thonë se kjo mund të kërkojë edhe më shumë kohë se sa kaq.



Etiketimet

Borrell i kërkon Kurtit rinisjen e shpejtë të dialogut me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje...

 ‘Johnson & Johnson’ nën hetim, katër raste të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit

Një tjetër vaksinë anti-COVID po hetohet. Procesi ka nisur pas 4 rasteve serioze të mpiksjes së gjakut pas marrjes së “Johnson & Johnson”. Vaksina në...

Tensioni Rusi-Ukrainë, Merkel i kërkon Putinit të zvogëlojë praninë e trupave

Vazhdojnë të rriten tensionet midis Kievit dhe Moskës, teksa të dy shtetet vazhdojnë të dislokojnë trupa ushtarake në kufi me rajonin autonom të Donbasit....









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER