Array

Analistët komentojnë ndarjen PD-LSI në dy lista, Manjani: Nëse Rama merr edhe një mandat, Shqipëria është komuniste

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analistët komentojnë ndarjen PD-LSI në dy lista, Manjani: Nëse Rama merr edhe një mandat Shqipëria është komuniste

Vendimi i PD dhe LSI për të garuar në dy lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit, e para në një koalicionin të madh dhe e dyta vetëm me siglën e saj, u komentua nga analistët në studion e Barometrit Politik në Euronews Albania.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se dalja me një listë të përbashkët do të ishte zgjidhja më  e mirë për të zbutur efektin e ndryshimeve të njëanshme të bëra pak para zgjedhjeve, por gjithsesi sipas tij fakti që Basha mundi të mbledhë në një koalicioni aq shumë parti dhe aq të ndryshme nga njëra-tjera tregon se fryma e bashkimit për një rrezik më të madh është e pranishme.

“Nuk është e thjeshtë, por ajo që kam thënë është më shumë se sa bashkimi është mesazhi politik që jep. Vendi është në rrezik, kemi një lider të fortë që mund të qeverisë përjetë.

Ky është risku që po jetojmë, është risk real. Nëse në Shqipëri zgjatet jeta e një mandati të një kryeministri si Rama që është kalbur si model politik, nëse ai merr sërish vota Shqipëria është komuniste. Janë modele që ne kemi hequr shumë për t’i larguar”, tha z. Manjani.

Për znj. Jonila Godole, idealja do të ishte që e gjithë opozita të garonte bashkë në këto zgjedhje, por duket se vendimi për të dalë në dy lista është një zgjidhje e imponuar nga ndryshimet politike.

Sipas saj, fakti që kryedemokrati Basha ka mundur t’i mbledhë të gjithë në kushtet kur opozitës i duhet çdo votë, është një arritje.

Gazetari Neritan Sejamini duke komentuar strategjinë e fushatës së PD dhe LSI, tha se gara e tyre me lista të ndara grumbullon më shumë vota, por një gjë e tillë shtoi ai, nuk mund të thuhet për numrin e mandateve.

Ai shtoi se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor nga mazhoranca ndërprenë në mes strategjinë elektorale të opozitës, e cila fillimisht mendonte të garonte së bashku.

“Në çdo lloj fushate ka dy elementë, një është llogaritë elektorale  dhe tjetra është shtimi i votave përtej atyre që ke. Ndryshimet që bëri mazhoranca në Kod e ndërprenë në mes taktikën e opozitës, e cila ishte se ne të gjithë duhet të ishim bashkë.  Po ta dinte PD në 20017 që do vinte vetëm në zgjedhje do ndiqte një rrugë tjetër për të shumuar numrat, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi për shkak të llogarive elektorale. Një gjë është e vërtetë: Veç e veç në total kanë më shumë vota. Ky sistem favorizon partinë që del e para”, tha ai.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER