Array

Blendi Çeka: Basha lider ndryshe, s’ka të njëjtin efekt si Meta, apo Berisha te votuesit socialistë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas ekspertit të zgjedhjeve, Blendi Çeka, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një sjellje ndryshe nga liderët e zakonshëm që janë njohur deri më sot nga elektorati në drejtimin e partive politike në Shqipëri dhe kjo mund të ndikojë në zgjedhje.

Çeka e bazoi argumentin te sjellja e moderuar e kryetarit të PD-së, kryesisht në daljet mediatike dhe qasjen me partinë.

“Basha është pak më ndryshe, sepse nuk ka tiparet e heroit, heroit që shpëton partinë dhe e çon përpara,” – tha Çeka, i cili ishte i mendimit se tashmë votuesit “nuk kërkojnë më shpëtimtarë”, por një drejtues politik.

Çeka tha se në raport me sjelljen e votuesve të PS-së, të cilët sipas tij, dalin në zgjedhje si rrjedhojë e kundërshtarit politik, Basha mund të marrë rezultat nga “mungesa e efektit mobilizues të votuesve të PS-së”.

“Të tre të tjerët, Kryemadhi, Meta dhe Berisha i mobilizojnë më shumë socialistët, dhe tashmë për situatën që është krijuar, votuesi socialist mobiliziohet për të dalë në zgjedhje më shumë si pasojë e tjetrit, se sa për faktin e punëve që bën qeveria, apo për programin që ka për të ardhmen,” – u shpreh Çeka.

Vendin e Berishës, si mobilizues të socialistëve, sipas Çekës po e zënë Presidenti Meta dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

Lexoni gjithashtu:

Erl Murati numëron gabimet që mund t’i kushtojnë humbjen Bashës: Ka arsye për t’u shqetësuar

Gjoni: Rritja e Bashës e lidhur me shpalljen e programit. Sejamini: Programi nuk të bën kryeministër

Popullariteti i liderëve, Ylli Manjani: Rama është aktor, nuk mund ta krahasojmë me Bashën

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER