Array

Gjoni: Rritja e Bashës e lidhur me shpalljen e programit. Sejamini: Programi nuk të bën kryeministër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, ndërkohë që më shumë se çereku i tyre – kryesisht të rinj – nuk vlerëson asnjërin si të tillë.

Kjo u vu re nga sondazhi i dytë i Euronews Albania kryer nga kompania prestigjioze MRB dhe publikuar në emisionin Barometri Politik.

Gazetarja Edlira Gjonaj tha se shpallja e programit nga ana e Partisë Demokratike i ka shtuar pikët liderit të kësaj force politike. Sipas saj, nëse vijohet më ketë trend, atëherë të dhënat mund të jenë interesante.

Për Neritan Sejaminin, drejtues i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Lulzim Basha duhet të ketë një ekip për të treguar që është udhëheqës dhe për të krijuar imazhin e kryeministrit. Sipas tij, shumica e njerëzve nisen nga fakti sa të fortë janë në vendimmarrje liderët, gjë që sipas tij nuk reflektohet deri tani në programin e Partisë Demokratike i cili është teknik.

“Programi nuk të jep këtë popullaritet, duhet forcë për të përballur probleme të shoqërisë, që janë pamundësia përballë korrupsionit dhe oligarkisë. Dhe dikush që duhet të jetë i fortë në politikë duhet të përballet me këto. Duhet t’u dalë përballë problemeve më të mëdha që shqetësojnë qytetarët, programi e ka efektin tmerrësisht të kufizuar”, tha gazetari Sejamini.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama më i preferuari për Kryeministër, por si ai edhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER