Array

Barometri Politik sjell sondazhin e radhës, cilën parti shohin shqiptarët si fituese dhe cilin kryeministër?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregoi se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbetet lideri më popullor, pavarësisht se ka pësuar ulje krahasuar me sondazhin e parë. Por megjithatë vlen të thuhet se kryetari i Partisë Demokratike ka njohur rritje të popullaritetit.

Rama vlerësohet nga 44.9% e të pyeturve nga 49.1% që ishte në sondazhin e parë, ndërkohë Basha ka fituar 1.7% më tepër popullaritet.

Lexoni më shumë: Bie popullariteti i Ramës dhe Kryemadhit, rritet mbështetja për Bashën

Analistët në studio komentuan se lidhja e drejtpërdrejtë e pëlqimit të partisë me liderin mbetet e lartë prej ndikimit që ka autoriteti i tij në udhëheqjen e partisë, ndërkohë për analistin Neritan Sejamini prezenca e liderit në media mund të ketë ndikuar në zbehjen e popullaritetit pasi kryesisht liderët përdorin gjuhë agresive.

Lexoni më shumë: Analistët evidentojnë faktorët që kanë çuar në rënien e popullaritetit të Ramës

Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, ndërkohë që më shumë se çereku i tyre – kryesisht të rinj – nuk vlerëson asnjërin si të tillë.

Rama vlerësohet nga 42.4% si kryeministër i përshtatshëm, ndërsa Basha 28.1%.

Lexoni më shumë: Rama më i preferuari për Kryeministër, por si ai edhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve

Gjatë emisionit “Barometri Politik” analistët komentuan daljen në dy lista të veçanta të opozitës në zgjedhje si dhe faktorët që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. 

Lexoni gjithashtu:

Blendi Çeka: Basha lider ndryshe, s’ka të njëjtin efekt si Meta, apo Berisha te votuesit socialistë

Erl Murati numëron gabimet që mund t’i kushtojnë humbjen Bashës: Ka arsye për t’u shqetësuar

Gjoni: Rritja e Bashës e lidhur me shpalljen e programit. Sejamini: Programi nuk të bën kryeministër

Popullariteti i liderëve, Ylli Manjani: Rama është aktor, nuk mund ta krahasojmë me Bashën



Etiketimet

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë...

Shifra alarmante në RMV, 46 të vdekur nga Covid-19

Prirja e epidemisë Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet shqetësuese dhe këtë fakt e dëshmojnë shifrat. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët...

Shtatë të vdekur nga Covid-19, bie numri i infektimeve

Shtatë qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila po ashtu thekson...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER