Array

Papunësia dhe menaxhimi i pandemisë ndër çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqiptarët cilësojnë papunësinë, korrupsionin dhe emigracionin si tre nga çështjet më shqetësuese me të cilat po përballet vendi aktualisht, ndërkohë që shqetësim në rritje ka pasur për menaxhimin e pandemisë.

Në sondazhin e MRB-së për Euronews Albania, 64.1% e qytetarëve janë shprehur se papunësia është problemi kryesor, ndërkohë që menaxhimi i pandemisë – krahasuar me sondazhin e parë dhjetor-janar, – ka pasur rritje nga 14.5% në 21.4% (+6.9%).

Ngjashëm me përqindje në rritje kanë rezultuar si çështje shqetësuese inflacioni (15%, +2.6%), shëndetësia (12.9%, +3.9%), arsimi (7.8%, +1.1%) dhe droga (5.6%, +3%).

Metodologjia

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Lexoni gjithashtu:

Rama më i preferuari për Kryeministër, por si ai edhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER