Rikonstruksioni i “Mësonjëtores” në Korçë sjell debat, Auron Tare: Emri nuk duhej ndryshuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emri “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nuk do të dalë më në kërkimet online apo guidat turistike, pasi tashmë godina emblematike për qytetin e Korçës, do të quhet “Muzeu i Arsimit Korçë”.

Por, një sërë ndryshimesh të tjera strukturore, përveç ndryshimit të emrit, kanë sjellë edhe reagimet e para, kryesisht nga politika.

Në lidhje me këtë, studiuesi Auron Tare thotë për Euronews Albania se nuk duhet të bëhet politikë me këtë çështje.

Ai thotë se ‘Mësonjëtroja” është njëra prej simboleve më të rëndësishëm të kombit shqiptar, në të cilin mishërohen plotësisht përpjekjet, që kanë bërë rilindasit shqiptarë për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

“Unë pashë kronikën dhe më erdhi keq që ka debate politike dhe shikoJ njerëz që mundohen të bëjnë politikë më këtë çështje. Mendoj se kjo ishte një debat më tepër i ekspertëve të trashëgimisë kulturore, sepse përtej të bërit politikë “Mësonjëtorja” është një nga simbolet më të rëndësishme të kombit shqiptar, është lufta që ka bërë ky vend për gjuhën shqipe dhe ka qenë përpjekja më e madhe e atyre që ne i quajmë rilindas”, tha ai.

Ai shton se fakti që është restauruar kjo godinë është një hap pozitiv, por thekson se nuk është dakord me ndryshimin e emrit.

“Fakti që është restauruar është një fakt pozitiv, por debati është bërë për pjesën e estetikës, për pjesën e mungesës së mungesës së pajisjeve të vjetra të saj. Ka qenë një debat. Sa i përket emrit, unë do doja të quhej Mësonjëtorja, është fjalë e bukur dhe e rrallë. Pse është quajtur Muzeu i Arsimit nuk e di”, tha ai.

Etiketimet

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER