Basha përshëndet zhvillimin e stërvitjes së NATO-s në Shqipëri, e konsideron me rëndësi strategjike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndeti sot zhvillimin e stërvitjes ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) në Shqipëri duke e konsideruar me rëndësi strategjike për gjeopolitikën e rajonit.

Basha kujtoi fillimisht se anëtarësimi në NATO u bë gjatë qeverisjes demokratike. Ai tha me krenari se kjo gjë ndodhi teksa asokohe ishte ministër i Jashtëm.

“[…] qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si ministër i jashtëm mundësuam atë që dikur dukej si një ëndërr e pamundur anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme politike, ushtarakë të botës. Ju uroj mirë se ardhjen të gjithë forcave aleate të kryesuara nga partneri ynë strategjik dhe ju uroj Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” – u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së tha më tej se me stërvitjen në Shqipëri NATO “do t’i tregojë të gjithë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion”.

Basha kujtoi se anëtarësimi dhe prezenca e NATO-s në rajon ndihmon në stabilitet. Për këtë ai përmendi se një pikë kyçe respektimin e integritetit territorial të të gjitha shteteve, duke shtuar këtu Kosovën

“Le të jetë ky një mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk një aleancë ushtarako-politike , por një aleancë politiko-ushtarake në bazë të së cilës qëndron demokracia,” – u shpreh Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER