Përkeqësohet situata në Indi, mbi 4 mijë vdekje në ditë nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Indi kaloi kuotën e 4 mijë viktimave për herë të parë në 24 orët e fundit, me 4 mijë e 187 të vdekur.

Lajmin e konfirmoi Ministria vendase e Shëndetësisë, e cila saktësoi se totali i vdekjeve si pasojë e coronavirusit në vend është 238 mijë e 270.

Ndërkohë, numri i të infektuarve iu afrua të shtunën kuotës së 21.9 milionëve, pasi mbi 400 mijë raste të reja u regjistruan në mbarë vendin në 24 orët e fundit.

Kjo do të thotë se vendi ka mbi 400 mijë raste ditore të reja dhe të konfirmuara për të tretën ditë rresht.

Por ekspertët paralajmërojnë se, pavarësisht se numri total i rasteve të konfirmuara është rritur çdo ditë, shumë pacientë të tjerë mund të mos jenë regjistruar për shkak të mungesës së testeve.

Sidoqoftë, në shtetin jug-perëndimor të Goas, niveli i testeve që kanë rezultuar pozitivë arriti në 51.4 për qind ditën e premte, që do të thotë se një në çdo dy njerëz që janë tetstuar janë diagnostikuar me coronavirus.

Ndërkohë, analizat tregojnë se pandemia po regjistron një trend të ri përhapjeje, nga qytetet e populluara tek fshatrat e largët.

Dhe ndërsa 70% e popullsisë indiane jeton në zonat rurale, ku sistemi shëndetësor është i dobët, vendi mund të përballet me një situatë edhe më të rëndë.

Ndërkohë, qeveria federale ka përjashtuar mundësinë e një izolimi total për të vënë nën kontroll situatën.

Të enjten, mbi 10 shtete të vendit, përfshirë kryeqytetin Nju Delhi, vendosën shtetrrethim gjatë orëve të natës ose izolim të pjesshëm.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER