Apeli i GJKKO-së refuzon sërish kërkesën e ish-gjyqtares Hoxha për lirim nga qelia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për lirim nga qelia.

Avokati paraqiti para gjykatës raportet psikologjike të fëmijës së saj, raportin e rëndimit shëndetësor të djalit, si edhe raportin mjekësor të babait të saj, por nuk u morën parasysh nga trupa gjykuese.

Hoxha qëndron në paraburgim prej 5 muajsh dhe akuzohet për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra Enkelejda Hoxhën duke pranuar kërkesën e ILD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER