Si u zbulua ryshfeti te Hipoteka, hetimi i SPAK nisi për shitblerje votash për 25 prillin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hetimi që zbuloi korrupsionin në Kadastrën e Tiranës, fillimisht kishte nisur për shitblerje votash. Në dosjen e siguruar nga Euronews Albania theksohet se nga seksioni për hetimin e korrupsionit në policinë e Tiranës ishin grumbulluar të dhëna për përfshirjen e disa personave në ofrimin dhe dhënien e vlerave monetare për të votuar në mbështetje të një subjekti politik, duke synuar ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës të datës 25 prill 2021.

Më pas, nga përgjimet e disa numrave celularë u zbulua ndikimi në Kadastër për të nxjerrë certifikata pronësie kundrejt vlerave monetare. Në dosje evidentohen të paktën 5 praktika, ku sipas përgjimeve janë paguar shuma që variojnë nga 200 euro deri në 2 milionë lek të vjetra.

Krahas 3 qytetarëve dhe 3 sekserëve që ndikonin në mënyrë të vazhdueshme për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale, Gjykata e Posaçme la në fuqi edhe pezullimin nga detyra të një punonjësi të hipotekës.

Në përgjimet e SPAK që Euronews Albania disponon dalin emrat e personave të arrestuar nga policia pak ditë më parë, teksa flitet për pazare lidhur me një certifikatë toke dhe dokumente pronësie.

 

Etiketimet

Presidentja e KE në Tiranë, takime me presidentin dhe kryeministrin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER