Ilva Now

Justifikimi i pasurisë, Berisha: Kam vetëm një pronë, vila në Gjirin e Lalzit e dhëndrit dhe kunatit

Përditësimi i fundit: 05/03/2020 - 21:29
Text size Aa Aa

Ish-Kryeministri, Sali Berisha gjatë intervistës për Euronews Albania, i pyetur për nismën e verifikimit të pasurisë së politikanëve dhe nëse ka ndonjë problem me justifikimin e pasurisë, u përgjigj se në emër të tij rezulton vetëm një pronë. Nga ana tjetër, z. Berisha nuk i kurseu akuzat për Kryeministrin Edi Rama, bashkëshorten e tij, Lindën dhe vëllain, Olsin.

“Unë kam një kënaqësi të madhe të informoj shqiptarët, se së bashku me kolegët e mi të opozitës ne dorëzuam ligjin në Parlament për vetingun e politikanëve dhe dolëm nga Parlamenti në akt proteste se na refuzonte ligjin. Edi Rama nuk e pranon dot ligjin se është i lidhur si mishi me thoin me krimin. Sarajet e Surrelit janë ndërtuar kur ai kishte të deklaruar vetëm 2900 euro në ILDKP. Gjëja e parë që bëri ishte shkarkimi i kryetares së ILDKP-së sepse ajo guxoi t’i kërkoj bashkëshortes së tij të dhëna për pallatin në pajë.

Ka një pallat, që e kam afër unë Ilva, është 5-katësh, për të cilin nuk ekziston në mënyrë absolute asnjë faturë tatimore dhe bankare, por ka mbirë si nga toka, pjellë e krimit. Tani Olsi na del i implikuar me një spekulant të Bitcoin. A u bë ligji i Bitcoin, Rama miratoi ligjin. Të njëjtën gjë bëri kur Olsi donte të merrte kontrollin e TVSH-së. Osli ka qenë i papërmbajtshëm, anëtar i bandës së Xibrakës”, u përgjigj z. Berisha.

Pasuria?

"Përveçse 125 metra katrore apartament, Sali Berisha nuk ka asnjë metër katrorë kund mbi tokë. Cilido që ta gjejë e ka të falur dhe të marrur një mijë herë. Po të kisha dashur unë, se absolutisht se dhe unë nuk është se nuk dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur. Por, ajo kërkonte që unë të merrja kredi, dhe kredia nuk shkonte me kodin etik."

Vila te Gjiri i Lalzit?

"Dhëndri im vjen nga një familje që ka qenë pronarë i tretë i tokave në Tiranë. Nga nëna, kanë qenë pronarë të tretë dhe absolutisht nuk ka marrë as 1/10 e atyre. Toka ka pasur dhe në Shkodër dhe nuk ka marrë asnjë metër katrorë. Ajo vilë gjysma është e dhëndrit dhe gjysma është e kunatit. Kunati është biznesmen gjithë jetën dhe e kanë ndërtuar së bashku."

Gjithashtu lexoni: Ish-Kryeministri Berisha: Uroj që PD ta lexojë mirë, mesazhin e mitingut të 2 marsit

A duhet shpërndarë Parlamenti? Berisha: 500 mijë shqiptarë janë të pa përfaqësuar

Berisha e pranon: PD s'arriti ta rrëzonte Ramën, të qëndrojmë jashtë zyrës së tij derisa të largohet