Ilva Now

A e ka kryer ministrja e Shëndetësisë testin për COVID-19? Manastriliu: S’më lejohet të sëmurem

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 19:47
Text size Aa Aa

Kreu i Emergjencave Kombëtare, Skënder Brataj është një prej zyrtarëve të lartë të vijës së parë të përballjes me COVID-19, që rezultoi i infektuar nga virusi.

Z. Brataj prej disa ditësh ndodhet i izoluar në kushtet e shtëpisë pasi nga testimi i kryer rezultoi pozitiv.

Kreu i Emergjencave Kombëtare është pjesë e Task-Forcës dhe për këtë arsye kishte dyshime se mund të ishin infektuar dhe persona të tjerë që menaxhonin masat kundër COVID-19.

Vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur për Euronews Albania, tha se nuk e ka kryer testin për shkak se deri tani nuk ka pasur asnjë simptomë.

“Unë personalisht ndjek udhëzimet e mjekëve, nëse do të kishte shenja dhe simptoma patjetër që do ta kisha bërë, por nuk kam asnjë simptomë. Mua nuk më lejohet të sëmurëm”, deklaroi ministrja.

Tregime të lidhura