Ilva Now

Anila Denaj: Deri në fund të muajit maj do të hapen të gjitha bizneset

Përditësimi i fundit: 07/04/2020 - 20:28
Text size Aa Aa

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj parashikon se në fund të muajit të majit mund të kemi hapje të të gjitha bizneseve, funksionim i të cilëve është paralizuar nga COVID-19. Znj. Denaj u shprehet se, fillimisht do të merren vendim për hapje të pjesshme për disa kategori për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

Një deklaratë të tillë nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, u bë në një kohë kur tha ajo po diskutohet dhe një paketë e dytë ndihme financiare për bizneset, ku do të përfshihen dhe ato të mesme dhe të mëdha, të cilat ishin të përjashtuara në paketën e parë.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë. Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, theksoi znj. Denaj.

Lexoni gjithashtu: 

Ministrja Denaj: Në një muaj do të kemi 50-60 mijë të papunë më shumë

“Pagat e luftës”, Denaj: Po diskutojmë për një paketë të dytë ndihme për bizneset

Denaj: Për marsin kemi një deficit prej 5.5 miliardë lekë nga plani i të ardhurave

Tregime të lidhura