Ilva Now

Sondazhi, 90% e nxënësve përdorin celularin për mësimin online

Përditësimi i fundit: 10/04/2020 - 20:00
Text size Aa Aa

Përhapja e COVID-19 ka ndikuar në mbylljen e shkollave, duke ndikuar drejtpërdrejt në bllokimin e procesit mësimor. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e  projektuar për të adresuar sfidat kryesore të arsimimit profesional, ka prezantuar platformën “MësoVET”, një mjedis virtual i të mësuarit.

Ai është bazuar në platformën Moodle dhe promovon mësimin profesional në distancë.  Ideja ishte  bazuar fillimisht në 6 shkolla dhe tani po punon për të ndihmuar  34 shkolla profesionale. Përmbajtja e platformës përditësohet vazhdimisht nga mësuesit dhe instruktorët e shkollave profesionale, të cilat  mbështeten në  kurrikulat kombëtare  dhe materiale praktike.

Platforma është paraqitur pas një sondazhi për të kuptuar më shumë mbi nevojat e mësimit në këto kushte. Nga pyetësori ka rezultuar se, sfidat më të mëdha janë kompetencat e limituara dixhitale dhe mungesa e mbulimit në zona të caktuara apo aksesi i limituar tek disa.

“Nxënësit mund ta mbyllin vitin me mangësi serioze. Prandaj duhet të gjejmë mënyra për të përdorur teknologjinë sepse në Lezhë, Berat apo vende të tjera kemi mësues që nuk e njohin mirë kompjuterin”, deklaron Fation Dragoshi, drejtor i “Swisscontact” në Shqipëri, i cili tregon se sondazhi kishte si qëllim për të kuptuar më shumë se si mund të ndihmohen nxënësit dhe mësuesit.

Të dhënat e sondazhit tregojnë se 90% e nxënësve përdorin telefonin celular për të qenë pjesë e mësimit online. Ndërsa problem shihet mungesa e internetit për të shkarkuar të gjitha materialet.

“Në këto kushte të jashtëzakonshme, celulari ka qenë shpëtimi. na doli se 90% e nxënësve përdorin celularin për të komunikuar. Nuk është se kanë shumë qejf por është një rrugë për të komunikua. Një pjese të mirë të nxënësve u mungojnë pajisjet”, shprehet Bernard Zeneli, studiues.

Më të shqetësuesit janë maturantët, pasi janë në ankth për mënyrë se si do të testohen dhe programi që do të ndiqet.

Tregime të lidhura