Ilva Now

Fëmijët shqiptarë surprizojnë me pyetje në “Ilva Now” mjekun e njohur mbi COVID-19

Përditësimi i fundit: 20/04/2020 - 21:57
Text size Aa Aa

Aria Çifligu: Si nuk mundem të vizitoj shokët dhe gjyshërit e mi?

Doktor Arjan Harxhi: Për momentin duhet të rrimë në shtëpi me prindërit, pse jo nëse i kemi aty në shtëpi gjyshin e gjyshen, por nëse janë në një shtëpi tjetër, për momentin vetëm do flasim në telefon apo “skype”. Ne i duam shumë ato, por duke mos i  takuar ne nuk do ta lëmë që ky virus t’u bëjë dëm atyre, meqenëse ato mund të kenë probleme me shëndetin e tyre. Do të durojmë edhe ca dhe pastaj kur të largohet ky virus, do jemi në gjendje të rrimë me gjyshen, gjyshin, shokët dhe shoqet.

Erin Çifligu: Çfarë ndodh me coronavirusin kur ndalon përhapjen, a zhduket?

Doktor Arjan Harxhi: Viruset e bashkëshoqërojnë gjithmonë njeriun gjatë jetës së tij. Viruset nuk zhduken ndonjëherë, por ne mendojmë që ky coronavirusi siç erdhi nga kafshët, ndoshta edhe mund të largohet dhe të kthehet prapë aty ku e kishte origjinën tek lakuriqët e natës.

Etien Xhixho: Përshëndetje xhaxhi doktor, a do të bëjmë plazh këtë vit?

Doktor Arjan Harxhi: Për momentin Etien, duhet të mundohemi që të zbatojmë këto lloj rregullash që na janë vendosur të gjithë neve që duhet të rrimë në shtëpi. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhi në verë, sepse gjithë do të duam të shkojmë verën në plazh, por këto gjëra do t’i marrim vesh kur të vijë vera, por për momentin ne duhet të rrimë në shtëpi dhe të zbatojmë ato rregullat që thotë xhaxhi doktori, apo xhaxhi kryeministri apo dhe gazetarët aty në studio.

Henri Meça: Këtë vit a do të vazhdoj shkolla, sepse mua më ka marrë malli për shokët dhe shoqet?

Doktor Arjan Harxhi: Për momentin të gjithë fëmijët po shijojnë dhe po vuajnë mësimin online. Siç po e shijojnë dhe po e vuajnë gocat e mia, kështu edhe kalamajtë e tjerë. Pra, të mundohemi që të përfitojmë nga këto mjete moderne të komunikimit në distancë, kështu që ndodhte këto shokët e shoqet do t’i takojmë  dhe do kemi shumë gjëra për të treguar.

Noah Kristo: Xhaxhi doktori, unë kam një mace me "Spider-Man" ta përdori që të mbrohen nga coronavirus? Paçim, ju duam shumë.

Doktor Arjan Harxhi: Ta përdorësh "Spider-Man-in". Unë mendoj që për kalamajtë është shumë e rëndësishme që kalamajtë të jenë aktivë dhe shumë origjinalë në lojërat e tyre brenda shtëpisë, pse jo edhe të luajnë edhe role të tilla siç është "Spider-Man-in", që lufton me armiq të shumtë apo në rastin konkret pse jo dhe me coronavirusin.

Poem Shameti: Pse fshijmë gjithçka me leckë?

Doktor Arjan Harxhi: Ndoshta do të vazhdojmë të fshijmë shumë me leckë. Kjo do na bëjë që amvisat e shtëpisë do na shajnë një cik më shumë, por është një gjë e mirë që gjërat në shtëpi është miri t’i fshijmë me leckë, sepse kështu e mbajmë ambientin më të pastër dhe nuk kemi pluhura në shtëpi dhe nuk kemi mikrobe dhe viruse në shtëpi.

Manuel Çobani: Mund të dal të luaj poshtë te lagjja se atje nuk ka asnjë njeri?

Doktor Arjan Harxhi: Manual, kështu siç thua ti do të thonë të gjithë  fëmijët dhe do grumbullohen tek pallati. Për momentin duhet të qëndrojmë dhe të luajmë në shtëpi.

Mia Koldheli: Kur do ta gjeni vaksinën për korovairusin?

Doktor Arjan Harxhi: Shkencëtarët po punojnë shumë në të gjithë botën për të zbuluar vaksinën, besoj se ndoshta për një periudhë njëvjeçare të jemi në gjendje që të kemi edhe vaksinë për këtë lloj virusi.

Mishel Kristo: Doktor, a mund t’i puthim kukullat?

Doktor Arjan Harxhi: Unë them që mund ti puthim kukullat, por mirë është  që të luajmë me kukullat, të flasim dhe të bashkëbisedojmë pse jo me prindërit, më vëllain, me motrën, me nënën me babin.