Ilva Now

Gazment Koduzi: Të hapen spitalet për të sëmurët kronikë

Përditësimi i fundit: 04/05/2020 - 19:47
Text size Aa Aa

Përfaqësuesi i grupit të ekspertëve të PD-së, Gazment Koduzi bën apel që qeveria të hapë sistemin shëndetësorë për të sëmurët kronikë pasi e gjithë vëmendja është fokusuar tek të prekurit me COVID-19. Ai thotë se që prej 12 marsit konsultat kryhen vetëm online.

“Nuk ka arsye që i gjithë sistemi shëndetësor të mbahet i mbyllur dhe veçanërisht spitali “Shefqet Ndroqi”. QSUT dhe “Shefqet Ndoqi” nuk janë spitale normale, por janë spitale kombëtare. Sot që flasim janë vetëm 32 persona të shtruar në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”. Për 5 pacientë po mbahen të bllokuar 120 shtretër, kjo është irracionale”, deklaroi z. Koduzi.

Sipas kjo është zgjedhur si rruga më e thjeshtë pasi vendim racional do të duhej të ishte pajisja e mjekëve me masa mbrojtëse dhe hapja e sistemit shëndetësor për të kuruar pacientët me patologji të ndryshme.

Z. Koduzi tha se për shkak të këtyre masave është shtuar numri i personave që vuajnë nga ankthi dhe depresioni si dhe mënyra e jetës për të sëmurët kronikë është jo e shëndetshme në kushtet e mbylljes në shtëpi.

“Spitali Infektiv duhet të ishte i mjaftueshëm për të kuruar pacientët me COVID-19. Me 8 banorë të infektuar në 2.2 milionë banorë nuk quhet epidemi por prani e virusit. Nisur nga situata, ne mendojmë se nuk ka më arsye që sistemi shëndetësor të mbahet i mbyllur dhe njerëzit të mbahen të mbyllur në shtëpi”, ka deklaruar përfaqësuesi i grupit të ekspertëve të PD-së.

Masat e qeverisë për menaxhimin e pandemisë i konsideroi të gabuara, duke theksuar se ka pasur vetëm propagandë, ndërkohë tha se ditët e fundit vetë  Kryeministri, Edi Rama është parë në praninë e shumë personave, ndërkohë që njerëzit nuk lejohen që të dalin.

z. Koduzi rekomandon që të kryhet testim masiv për të kuptuar nëse kemi krijim të imunitetit të grupit, pasi deri tani Shqipëria është vendi i fundit në rajon pasi ka kryer vetëm pak më shumë se 3 mijë teste.

Tregime të lidhura