Ilva Now

Dashamir Shehi: SHBA ta kërkojë marrëveshjen e fshehtë tek Rama

Përditësimi i fundit: 21/05/2020 - 19:36
Text size Aa Aa

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi gjatë një interviste për “Ilva Now”, ka folur për reformën në drejtësi dhe ka komentuar deklaratën më të fundit të ambasadores amerikane, Yuri Kim lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi.

Një pjesë e reformës është vrarë tashmë, por jam optimist si natyre dhe pres që diçka të dalë nga kjo puna sepse kemi vite që presim.

“Nëse bëhet ndonjë marrëveshje me djallin, ky është z. Rama. Këtu në Shqipëri e ka çdo gjë z. Rama. Parlamentin ku merren vendimet e ka z. Rama. Tani opozita nuk mund të luajë më një rol për reformën në drejtësi. E them me dhimbje këtë punë. I gjithë zullumi është në krahun e Ramës. Ambasadorja ka të drejtë të shqetësohet sepse me Ramën çdo gjë mund të ndodhi”, deklaroi kreu i LZHK-së.

“Besoj se ambasada ka më shumë informacion por faktikisht lojtarë në fushë ka vetëm një. I ka dhënë të gjitha sinjalet. Djalli do u duket engjëll këtyre kur ta zbulojnë se kush është.”