Ilva Now

Isa Mustafa: Çështjen për asociacionin do t’ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 20:32
Text size Aa Aa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në pyetjen e gazetares Ilva Tare se a do të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë që ky është obligim ligjor, por se pas marrëveshjes edhe statuti do të shkojë prapë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Z. Mustafa ka shpjeguar se, në Bruksel ka nënshkruara dy marrëveshje, marrëveshja e parë për Asociacionin e vitit 2013 dhe marrëveshja e dytë për parimet themelore e vitit 2015.

Por, ka thënë që vecc se do të respektohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, i cili thotë se janë 23 pika jo në harmoni me Kushtetutën, pas themelimit të tij, statutin e AKSHS-së vet Qeveria do ta dërgoj për interpretim në Kushtetuese.

“Vendimi i Qeverisë për themelimin e Asociacionit do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese”, duke shtuar se kjo marrëveshje është e para ku presidenti serb, Akeksandër Vuçiç nënshkruan për herë të parë dokument ku përmendet Kushtetuta e Kosovës.

“Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të konsiderohet i aprovuar përderisa GJK thotë është në harmoni me Kushtetutën”, tha kreu i LDK-së.

Në pyetjen e Ilva Tares se për çfarë po diskutohet për këtë temë prapë në Bruksel, Mustafa ka thënë se atje do të mund të diskutohet për statutin e marrëveshjes, ngase marrëveshja bazë është e kryer.

 

 Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në SHBA, Mustafa: S'pres që Serbia të na njohë brenda këtij viti

Isa Mustafa: Marrëveshja e Uashingtonit sjell zhvillim për të gjithë rajonin

Isa Mustafa: Çështjen për asociacionin do t’ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese

Kreu i LDK: Ende kam dyshime për minishengen, asgjë personale me Ramën