Ilva Now

A ka pasur presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm? Olsian Çela përgjigjet në ‘Ilva Now’

Përditësimi i fundit: 28/09/2020 - 20:23
Text size Aa Aa

Olsian Çela u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme 9 muaj më parë, pak pas tërmetit të rëndë në vend që u pasua më pas nga pandemia.

Gjatë një  interviste për Euronews Albania, z. Çela thotë se, nuk ka qenë aspak e lehtë detyra në krye të institucionit të akuzës pasi puna e tyre u kondicionua nga tërmeti dhe pandemia.

Kryeprokurori thotë se, ka inkurajuar prokurorët që të kryejnë hetime të thelluara për të nxjerr përpara drejtësisë përgjegjësit pë viktimat e 26 nëntorit. Z. Çela tha se nga bisedat me prokurorët ka mësuar mangësitë në bazën ligjore të ndërtimeve.

“Hetimet kanë vijuar, një pjesë e tyre kanë përfunduar por është një numër shumë i lartë hetimesh që vijojnë kryesisht në Durrës dhe më pas mund të kalohet dhe në rekomandime për bazën ligjore”, tha ai.

Duke folur për reformën në drejtësi, z. Çela tha se elementi kyç i sukesesit është pavarësia e prokurorëve dhe rritja e përgjegjshmërisë. Por, ndryshimi skemës së funksionimit duket se ka sjellë disa probleme.

“Vijmë nga një kulturë hierarkike dhe e centralizuar. Është e vështirë të ndryshosh kulturën e punës dhe ndaj ishte e domosdoshme nxjerrja e akteve”, tha z. Çela.

I pyetur nga Ilva Tare nëse ka pasur ndërhyrje apo presion në punë e tij në 9 muaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshëm, z. Çela u përgjigj kështu:

“Patjetër që jo. Sepse qasja që Prokurori i Përgjithshëm ka në raport me ligjin është që askush të mos tentojë që të ndërhyjë në punët e një organi të pavarur.”